INTERVISTË/Me Leotrim Zejnulla, magji në ”Kënga magjike”

INTERVISTË/Me Leotrim Zejnulla, magji në ”Kënga magjike”

Ai kalon fazen e parë (faza e audicioneve) ku denjësisht përfaqsoi veten dhe qytetin e Tetovës. Një këngë pop, e gërshetuar me delikates me elemente folklorike shqiptare, një këngë e cila kërkon një diapazon të gjërë vokal, nuk kishte se si të interpretohej më mirë, nga nje artist me vokal te fuqishem si ai i Leotrimit. Plot emocione dhe sharm, ai ngjiti skenën dhe impresionoi jo vetem jurine, por edhe publikun e gjërë. Vetbesimi dhe qëndrimi i Leotrim Zejnullaut ne skenë, tregoi shumë për talentin, përvojën dhe lidhjen e tij shpirtërore me muziken.

Ai për BonZo, jep një mesazh shumë të fortë për të rinjtë

1. Një biografi të shkurtër të karrierës tuaj artistike?

1. Eksperienca ime muzikore fillon që ne femijeri ,fillimisht talenti im u pa në shkollën fillore nga mësuesja ime , ku më angazhonte në evenimentet e ndryshme për fëmijë , pastaj dhe angazhimi im në Xheladin Zeqiri që në 2010 me ndihmoi në zhvillimin tim artistik dhe vula e gjithçkaje u vendos në x factor ne vitin 2012 ku mund te them se u rrita edhe artistikisht edhe personalisht .

BonZo: Na thoni diçka më shumë rreth këngës ”Harrom”?

Kenga Harrom filloi pa qëllim që të konkurojmë në këngën magjike , pasi jemi nje grup shokesh Rilind Alimani i cili është producenti i kënges dhe Vullnet Neziri i cili krijoi muzikën dhe tekstin . Qellimi jonë ishte të bejmë një baladë, me pas u krijua gjithcka me shumë përkushtim dhe me shumë dashuri.

BonZO: Si do jetë këtë vit nominimi dhe a do votohet nga publiku, si do mund të përkrahim këngën tuaj?

Per ceshtjet e votimit dhe si do zhvillohet kete vit kenga magjike me mire do ia le produksionit te kenges magjike qe ti merni informatat me te sakta nga ata.

BonZO: Një mesazh për të gjithë të rinjtë e vendit tonë?

Te gjithë të rinjëve u them që të qëndrojnë me këmbët në tokë dhe të punojnë për vizionet e tyre , dhe mos te dëshpërohen asnjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *