Zjarrfikësit e Tetovës nisen për Turqi të ndihmojnë për pasojat nga tërmeti

Zjarrfikësit e Tetovës nisen për Turqi të ndihmojnë për pasojat nga tërmeti

Nëntë pjesëtarë të zjarrfikësve të Tetovës me dy automjete do nisen për në Turqi të ndihmojnë në shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit të sotëm, kështu ka bërë të ditur komandanti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti për TV21,

“Në bashkëpunim me Komunën e Tetovës zjarrfikësit e Tetovës, 9 pjesëtarë të njësitit tonë do të nisen për në Turqi për arsye se jemi njësiti i vetëm, njësiti i Tetovës dhe njësiti i Strumicës, të cilët jemi të trajnuar në këtë drejtim, për shpëtim në raste tërmetesh”, tha Ameti.

Ai theksoi se do të marrin pjesë me dy automjete dhe se kanë pajisje të specializuara për nxjerrjen eventuale të njerëzve të cilët janë të lënduar nën rrënoja.

“Jemi të specializuar në këtë drejtim, kemi marrë pjesë në disa raste, si rasti t Shqipërisë dhe në trajnime të ndryshme anekënd botës”, tha Ameti.

Sot në mëngjes rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Sipas njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është mbi 2.300 dhe vazhdon rritet. Gjithashtu mijëra të tjerë janë plagosur. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në 100 vitet e fundit dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *