Një vit më parë, në Maqedoni është bërë një studim lidhur me duhanpirjen tek të rinjtë.
Studimi ediventoi se duhanpirja është një trend i cili po pëson rritje, veçanërisht shqetësues tek moshat e reja.
Mbi 42% e meshkujve dhe 7% e femrave konsumojnë produkte duhani, një normë shumë më e lartë se mesatarja globale. Gjysma e meshkujve nga 25 deri 34 vjeç pinë cigare rregullisht dhe për më tepër, shumica e duhanpirësve e kanë filluar atë përpara moshës 18 vjeç.
Ndërkohë, sipas rezultateve të studimit, gjysma e duhanpirësve kanë nisur të pinë duhan para moshës 13 vjeçare dhe 90% e tyre para moshës 15 vjeçare.
Egzistojnë disa faktorë që po kontribojnë në rritjen e të rinjve që fillojnë të pinë duhan, ku shkaktarët kryesorë përfshijnë:
Prindër duhanpirës
Presion i bashkëmoshatarëve – miqtë që inkurajojnë të provojnë cigaren.
Ata e shohin duhanin si një mënyrë për të rebeluar dhe treguar pavarësinë.
Industria e duhanit ka përdorur taktika të zgjuara marketingu për të synuar në mënyrë specifike adoleshentët.
Shumica e adoleshentëve thjesht pëlqejnë të provojnë gjëra të reja, por ata nuk janë mjaft të pjekur për të menduar për pasojat afatgjata.
Kompanitë e duhanit i formësojnë fushatat e tyre të marketingut për t’i portretizuar duhanpirësit si ‘cool’, të pavarur, argëtues – imazhe që tërheqin shumë adoleshentë. Si rezultat, ata përpiqen të pinë duhan dhe nuk e kuptojnë se mund të bëhen të varur pasi kanë pirë deri në 100 cigare (pesë paketa).
Vetëm 5 përqind e duhanpirësve të moshës së shkollës së mesme besojnë se do të vazhdojnë të pinë duhan edhe pesë vjet pas diplomimit, por ata nuk e kuptojnë se sa e vështirë mund të jetë lënia e duhanit.
Si mund të flasim me adoleshentët për duhanpirjen/
Dëgjojini me vëmendje.
Thjesht dëgjojeni mirë fëmijën tuaj. Kështu mund të vëreni se ç’mendim ka djali ose vajza juaj për duhanpirjen dhe më pas të mund të veproni mbi këtë bazë. Ofroni përkrahje dhe mbani krahun e fëmijës suaj gjatë mëdyshjeve të tij.
Të rinjve shpesh u vjen vështirë që t’u thonë «jo» shoqeve dhe shokëve duhanpirës. I thoni fëmijës suaj se sa ka rëndësi për të pavarësimi nga nikotina si një mjet varësie.
Bisedoni për motivet e duhanpirjes.
Të rinjtë e moshës nga 13 ose 14 vjeç shpesh nuk e vrasin mendjen shumë për rrezikimin e shtuar që më vonë të sëmuren nga ndonjë sëmundje kanceroze ose nga ndonjë çrregullim kardiologjik. Çojeni në këtë mënyrë bisedën tek përparësitë e mosduhanpirjes dhe tek të këqijat e duhanit:
• Ai që mund të thotë «Jo» shpesh mund të fitojë respektin edhe nga moshatarët e tij.
• Kush pi duhan, mban erë duhani si në rroba e në flokë, ashtu edhe në gojë. Era e duhanit ka efekt zbues.
• Të rinjtë që merren me sport dhe njëkohësisht pinë duhan, janë më pak në formë. Si gjatë trajnimit, ashtu dhe në gara, ata shpejt mbushen frymë.
• Kush pi duhan rregullisht, harxhon shumë para. Ç’do të mund të bënte fëmija i juaj me to në vend se për cigare?
• Kush pi duhan më në fund do të jetë i manipuluar prej industrisë së duhanit. Për shkak biznesi, fabrikuesit e cigareve paraqesin një pamje rozë dhe i minimizojnë anët e errëta të duhanpirjes.