428 gjoba për mosmbajtje të maskave në 24 orët e fundit

428 gjoba për mosmbajtje të maskave në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit (02/03.03.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, policia ka regjistruar dhe njëherit gjobitur 428 persona të cilët kanë shkelur masat anti-Kovid, gjegjësisht janë hasur në ambiente publike pa maska mbrojtëse.

Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të protokolleve dhe masave të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *