5 Qytete ne Europë që mund ti vizitoni me pak shpenzime

5 Qytete ne Europë që mund ti vizitoni me pak shpenzime

Është e vërtetë, Europa nuk është një nga vendet më të lira ku mund t’i kalosh pushimet. Sidomos kur të gjithë ëndërrojnë të vizitojnë qytete si Parisi, Roma, Londra apo Amsterdami. Të gjitha në fakt, janë qytete shumë të bukura por jo mjaft tërheqëse për xhepat e shumicës.

Por…kemi lajme të mira! Janë disa qytete shumë të bukur dhe jo shumë të shtrenjtë.

BUDAPEST

Budapest

Kryeqyteti i Hungarisë është një qytet fantastik.Në fakt kanë qënë dy qytete të ndara, Buda dhe Pest- të vendosura në të dzja anët e lumit Danub, por posot funksionojnë si një qytet i vetëm.Budapesti është i njohur për ariktekturën e tij si dhe për çmimet shumë të pëlqyeshme.

PRAGA

Prague

Kryeqyteti i Republikës Çeke, ndërtuar rreth lumit Vltava, shpesh cilësohet si një nga qytetet më të bukura të Europës. Arkitektuar e qytetit të bën të ndihesh sikur je në një përrallë. Edhe pse vizitorët në këtë qytet janë shtuar shumë, për fat të mirë kjo rritje nuk ka ndodhur edhe ne çmime.

VARSHAVA

Warsaw

Kryeqyteti i  Polandës. Në këtë qytet do të dashuroheni me miksimin e arkitekturës tradicionale në Qytetin e vjetër dhe blloqet e apartamenteve Sovjetike.

BERLIN

Berlin

Berlin, Gjermani. Një qytet i zhurmshëm dhe i lirë në stilin e jetesës. Një qytet plot me histori fantastike magjepsëse.Edhe pse qyteti është pjesë e Euro-zone, mbetet një nga qytetet ekstremisht të përballueshme për vizitorët.Ushqimi, transporti madje edhe akomodimi, mund të gjenden me një çmim shumë të arsyeshëm.

BUKURESHT

Bucharest

Bukureshti, kryeqyteti i Romanisë, u dizenjua për të qënë një “Paris i Vogël”. Edhe pse shumë pjesë të tij kanë një arkitekturë të mrekullueshme, ende në disa lagje gjenden gjurmë të të kaluarës së tij komuniste. Por ai sërish, mbetet një nga qytetet më të bukura për tu vizituar nga ata të cilët kanë buxhet të limituar.

 

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *