8 Prill- Dita Ndërkombëtare e Romëve

8 Prill- Dita Ndërkombëtare e Romëve

8 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Në 8 Prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku dhe u vendos që data 8 prill të jetë, “Dita Ndërkombëtare e Romëve”. U vendos edhe për flamurin dhe himnin rom “Gelem Gelem” që së bashku me gjuhën rome i bëjnë romët një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e tyre të pasura etno-kulturore. Popullsia rome ka mbërritur nga India në Ballkan duke u përhapur më tej nëpër Europë rreth 6 shekuj më parë, përcjell historiaime.al.

Dita Ndëerkombëtare e Romëve, është një kremtim i historisë Rome, traditave dhe kulturës, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale, shkruan Shkolla 9 vjeçare “Musine Kokalari”. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjesimin mbi sfidat me te cilat përballen komunitetet Rome, në të gjithë botën.Kjo dite është deklaruar zyrtarisht ne vitin 1990, ne Kongresin e katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom. Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika tradicionale Rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës Rome. Violina, kitara dhe klarineta janë instrumentet e preferuara të muzikanteve Romë. Kërcimi tradicional është një tjetër element i rëndësishëm i kulturës Romë. Ka ruajtur elemente nga India, ashtu sic edhe ka perfshirë elemente nga kulturat e vendeve në të cilat Romët kanë jetuar. Gjuha Rome është e ruajtur mirë dhe flitet në te gjithë botën në dialekte të ndryshme. Vitet e fundit, shumë studiues kanë punuar për ta standardizuar gjuhen Rome, duke prodhuar Abetare dhe fjalore. Romët kanë shkëlqyer edhe në punimet artizanale, si në punimin e metalit, qendisjen dhe gdhendjen e bizhuterive. Shportat e kashtës, të gdhendura me dore, janë një tjetër prodhim tipik i Romëve.Veshjet tradicionale përdoren akoma gjerësisht në disa komunitete Romë, ku gratë veshin fund të gjatë, te lidhur në të majtë të belit, një bluzë dekolte, nje jelek bolero, nje perparese dhe vathe me ngjyra, flamuri Rom është flamuri ndërkombëtar i Romëve. Ngjyra blu simbolizon qiellin, ndërsa jeshilja përfaqeson tokën dhe të korrat. Rrota e kuqe është ne kujtim te origjinës indiane dhe simbolizon zjarrin, levizjen dhe progresin.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *