9 ushqimet që mund të kenë një efekt të çuditshëm

9 ushqimet që mund të kenë një efekt të çuditshëm

9 ushqimet që mund të kenë një efekt të çuditshëm  

Në ditët e sotme është e lehtë të konsumoni ushqime të shëndetshme, pasi përpara se të bleni çdo produkt ushqimor, mund të kontrolloni përbërësit e tij. Pra, e keni më të lehtë të dalloni se cilat ushqime janë të dobishme për trupin tuaj. Mirëpo, studimet e ndryshme shkencore kanë provuar se është e vështirë të kuptohet se çfarë është e shëndetshme për shëndetin tonë. Bright Side ka kryer disa hulumtime dhe ka gjetur disa ushqime që mund të kenë efekte negative dhe pozitive në mendjen tonë:

1. Orizi përmban karbohidrate të shpejta që i bëjnë molekulat e glukozës të hyjnë shpejt në gjak. Niveli i sheqerit mund të ndryshojë në mënyrë dramatike dhe mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e trurit dhe në sistemin nervor.

2. Kokoshkat përmbajnë proteina, fosfor, hekur, silikon dhe magnez gjë që mundëson funksionimin e sistemit nervor siç duhet. Gjithashtu vitamina B që përmban kokoshka ndihmon në luftën kundër depresionit dhe stresit.

3. Toni përmban shumë zhivë dhe një sasi e madhe e zhivës në trup mund të çojnë në probleme të memories. Ajo gjithashtu përmban bifenil të poliklorinuar që është një kimikat sintetik që ndikon hormonet dhe prish funksionin e sistemit nervor.

4. Dhjami përmban një acid të rrallë arachidonic. Ai gjendet në indet e trupit dhe është i pazëvendësueshëm kur vjen puna për të ndihmuar funksionimin normal të trurit. Gjithashtu ndihmon për të luftuar sëmundjen e Alzheimerit.

5. Çokollata e errët përmban flavonoide të cilat janë përgjegjëse për aktivizimin e qelizave të trurit. Ky ushqim i bën enët më të mëdha, stimulon funksionin e trurit dhe e furnizon atë me oksigjen.

6. Djathi i fortë përmban tyramin i cili prodhohet kur proteina prishet. Tyramina mund të rrisë ndjeshëm presionin e gjakut dhe të provokojë migrenën.

7. Patatet e pjekura janë të pasura me kaliumin që dërgon oksigjenin në tru. Ai gjithashtu përmban glukozë, vitaminë B dhe aminoacide të cilat të gjitha rrisin furnizimin me gjak në tru për të siguruar që të marrë të gjithë energjinë e nevojshme për të funksionuar.

8. Shafrani përmban shumë minerale, vitaminë B dhe vitaminë C. Kjo e bën trurin të funksionojë më mirë dhe madje trajton disa çrregullime.

9. Kanella e bën trurin më aktiv sepse përmban përbërës jashtëzakonisht të rëndësishëm. Era e kanellës na ndihmon për të zgjidhur detyrat që kërkojnë shumë vëmendje, kujtesë vizuale dhe reagime të shpejta.

/fax.al

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *