Ajax-Manchester United, finalja që vlen Champions

No Image

Finalja e 46-të  e kompeticionit do të  jetë  përballja e 5-të  mes Ajax dhe United kur të  zbresin në Friends Arena për trofeun e Europa League. Dy fitore për djajtë e po kaq për tulipanët që  kanë  vetëm një  objektiv, trofeun e dytë  evropian për  klube.

Mourinho luan fitoren e 7-të , pas 6 të  parave ndaj Ajax, si trajner i Real Madrid me një  golevarazh masiv 20-2. Sulmuesi tulipan Traore është  i huazuar nga Chelsea dhe pikërisht trajneri i United i jepte mundësinë  e debutimit, 2 vjet më  parë  në  UCL.

Ajax kërkon trofeun e parë  evropian në  22 vjet ndërsa për United fitorja është  rruga e vetme për të  shkuar në  Champions 3 muaj më  pas. 24 gola kanë  shënuar holandezët në  kompeticion, 1 më  pak anglezët të  cilët kanë  pësuar 8, 7 më  pak se rivalët.

Tulipanët kanë  3 barazime e 3 humbje në  6 transfertat e fundit evropiane. Ndërsa djajtë  e kuq 7 fitore e 3 barazime që  nga humbja 2-1 në  grupe ndaj Fenerbahce. Portieri Onana ka luajtur më  shumë  se kushdo në  UEL, 1200′ ndërsa Pogba ka plotësuar më  shumë  pasime se cdo koleg i tij, 840.

Për Ajax është  finalja e 15 pas 10 fitoresh e 4 humbjesh dhe e 1 që  nga humbja me 11 metërsha ndaj Juventus, 21 vjet më  parë  në  UCL. Për United e 12, 6 fitore e 5 humbje nga të  cilat 3 të  fundit rradhazi. Nëse fitojnë  tulipanët do të  jenë  të  vetmit që  kanë  fituar trofetë  evropianë  në  cdo formë  organizimi.

Skuadrat vijnë  për të  1 herë  në  finalen e këtij kompeticioni dhe janë  përkatësisht e 11 dhe e 12 që  arrijnë  kë tu. Ajo që  fiton do të  jetë  e 5 pas Sevilla’s 3, Atletico Madrid 2 dhe Porto & Chelsea 1. United është  anglezja e 4 pas Fulham, Chelsea & Liverpool. Ndërsa Ajax e bën Holandën, kombin e 5 që  luan në finale.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *