Aktivitet i aktivistëve rinor – Tetovë: “Për herë të parë në botë, autobus fantazmë!”

Aktivitet i aktivistëve rinor – Tetovë: “Për herë të parë në botë, autobus fantazmë!”

“Për herë të parë në botë, autobus fantazmë!”

Në Komunën e Tetovës janë vendosur stacionet e autobusëve për transport publik, edhe përkundër faktit se akoma nuk ka autobusë. Këto stacione janë të vendosura në disa lokacione të qytetit, duke filluar nga hyrja e qytetit, qendra (gjykata themelore) deri në rrugën e universiteteve.

“Nëse nuk e përfundojmë të gjithë procesin në rendin e duhur, jo vetëm vendosjen e stacioneve por edhe blerjen e autobusëve 😊, atëherë ne po vëmë në dyshim funksion alitetin e të gjithë procesit.Tendenca jonë është të furnizojmë paralelisht autobusë, të përfundojmë stacionet e pritjes dhe të vemë në funksion kompaninë e transportit publik në mënyrë që të gjithë të jenë aktiv deri në Vitin e Ri”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, por ne pyesim nëse stacionet e autobusëve do të mirëpresin autobusët?

Për këtë arsye, një grup aktivistësh nga Tetova, vendosën autobusë fantazmë përpara stacioneve të pritjes, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve të Komunës së Tetovës deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij procesi.

Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve.

Aksioni “Mbrohu dhe mbroj të tjerët!” është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *