Aktori i njohur shëtitet me biçikletë në vlerë……..

Aktori i njohur shëtitet me biçikletë në vlerë……..

Jason Statham ia dha vetes pak kohë për një shëtitje me mikun e tij në kanionin e Malibusë, të enjten, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

52-vjeçari kishte marrë me vete biçikletën e tij të re elektrike, “CAB Recon”, e cila kushton rreth 8,499 dollarë me 400 dollarë të tjerë për transportin.

Biçikleta thuhet se është një nga biçikletat elektrike më të fuqishme të prodhuara në planet.

Jason ishte veshur thjesht për shëtitrje, me një bluzë të zezë, triko dhe atlete të makes “Nike”.

Aktori po shijon pak kohë larg karrierës së tij, pasi pandemia koronavirus e ka detyruar t’i pezullojë të gjitha projektet e tij filmike.

Jason Statham është në lidhje me supermodelen Rosie Huntington-Whitley 33 vjeçe. /Lajmi.net/

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *