Aktori i shqiptar nuk u lejua të shikojë filmin ku luan vetë, vjen reagimi i tij

Aktori i shqiptar nuk u lejua të shikojë filmin ku luan vetë, vjen reagimi i tij

Aktori i shqiptar nuk u lejua të shikojë filmin ku luan vetë, vjen reagimi i tij

Ditën e djeshme u përfol kudo për një ngjarje e pakëndshme që i kishte ndodhur aktorit të mirënjohur të kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepa.
Teksa përpiqej të futej në sallën e kinemasë për të parë premierën e filmit “Delegacioni” ku aktori luan një nga rolet kryesore, u tha se është ndaluar nga rojet në hyrje të kinemasë.

Sipas informaciove ata nuk e njohën aktorin dhe i kanë kërkuar atij biletën për të hyrë për të parë filmin por kanë qenë organizatorët e festivalit dhe Drejtori i Qëndrës për Kinematografinë, ato të cilët i kanë ndërhyrë për të zgjidhur keqkuptimin dhe i kanë kërkuar aktorit të futej brënda.

“Nuk hy brënda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, dhe nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe.”- u citua sikur kishte thënë Xhepa, nga gjithë situata krijuar.

Së fundmi, ka ardhur edhe reagimi i vetë aktorit i cili mesa duket nuk e ka marrë aq me nervozizëm sa ç’paraqitej në lajmet e qarkulluara.

“Unë kisha marrë disa bileta me thënë të drejtën: për gruan dhe 2 për tim vëlla me të shoqen. Vetë nuk kisha ndër mend të hyja për ta parë filmin sepse e kisha parë tre herë më parë. E kisha parë dhe në Varshavë. Mirëpo kur u afruam tek dera disa vajza të vogla na kërkuan biletën, me të drejtën e tyre. Zakonisht këto festival janë bërë pa bileta fare, por këtë herë meqë bëhej fjalë për një film që vinte nga Festival i Varshavës, kureshtja shtohet.
Pra, kur u afruam te dera, mendova të hyja se mos duhesha për ekspozenë. Se zakonisht del regjisori me disa aktorë ne skenë para shfaqjes, këto vajzat kërkuan biletat dhe u thashë: Po hyj se po bëhet ekspozeja se ka qëlluar të luaj te ky filmi. Dhe ata insistuan dhe nuk janë për t’u keqkuptuar se tani dalin brezat e rinj, nuk është e thënë që t’i njohim të gjithë. As nuk e pretendoj. Ndaj pa të keq dola”-është shprehur aktori i mirënjohur për Tirana Post.
Aktori sqaroi gjithashtu se është përceptuar gabim sikur atij i kishte mbetur qejfi nga gjithë kjo situatë, dhe sipas tij këto janë gjëra të vogla dhe nuk kishin pse të bëheshin aq të mëdha.

/blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *