“ALBIZ“ shpall konkurs për 175 bursa për studentë për vitin akademik 2020/2021

“ALBIZ“ shpall konkurs për 175 bursa për studentë për vitin akademik 2020/2021

K O N K U R S

(Për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2020/2021)

Fondacioni “ALBIZ“ shpall konkurs për:

175 bursa për studentë për vitin akademik 2020/2021

APLIKIMI

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, në ndonjë prej fakulteteve në vijim:

  • Fakulteti Arkitekturës;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
  • Fakulteti Ekonomik;
  • Fakulteti i Makinerisë ;
  • Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë;
  • Fakulteti Pedagogjik;
  • Fakulteti Juridik;
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore;
  • Fakulteti Stomatologjik;
  • Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik;
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;
  • Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative;
  • Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe të Ushqyerit;
  • Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike;
  • Fakulteti i Edukatës Fizike, Sport dhe Shëndet:
  • Fakulteti Farmaceutik;
  • Fakulteti Filozofik;
  • Fakulteti Filologjik;
  • Fakulteti i Pylltarisë;
  • Fakulteti i Administrimit të Biznesit;
  • Fakulteti i Shkencave të zbatuara;
  • Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore;
  • Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit;
  • Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike;
  • Fakulteti i Shkencave Islame;
  • Fakulteti i Kulturës Fizike
  • Dhe fakultete tjera që nuk janë përfshirë në listë(në Universitet e lartpërmendura)

KRITERIUMET PËR APLIKIM

  1. Të jenë studentë të vitit të II, III, IV, V dhe VI;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimit;
  4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;
  5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIMIN NË KONKURS BURSA PËR STUDENTË

  1. Aplikacioni (merret te Fondacioni ose shkarkohet on-line);
  2. CV (biografi);
  3. Kopje e indeksit (dy faqet e para – ku gjendet fotografia dhe faqja ku është regjistruar semestri i fundit);
  4. Vërtetim për regjistrimin e semestrit për vitin akademik 2020/2021;
  5. Vërtetim i notave (ku mund të shihen të gjitha lëndët);
  6. Vërtetim prej punëdhënësit për rrogën (për të dy prindërit/kujdestarët) që janë në marrëdhënie pune/ ose fletëpagesë pensioni për anëtarët e pensionuar/ ose çekun e ndihmës sociale për personat të cilët marrin ndihmë sociale/ ose vërtetim nga Enti për punësim për personat e papunësuar, se nuk janë në marrëdhënie pune;
  7. Vërtetim nga drejtoria për të ardhurat publike për të dy prindërit/kujdestarët;
  8. Kopje e certifikatës të lindjes;
  9. Kopje të ndonjë dokumenti identifikues (letërnjoftim, pasaportë);

 Përparësi për fitimin e bursës do të kenë:

  1. Studentët që kanë notë mesatare 7.00 apo më lartë;
  2. Studentë që studiojnë në drejtimet deficitare;
  3. Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat republikane ose ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që studiojnë.

VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për vitin akademik 2020/2021 do të jetë 4.200 denarë.

Bursat ndahen gjatë tërë vitit akademik 2020/2021 përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik.

VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj rr. 20  nr. 97.

Aplikimet bëhen në afatin vijues :

  • prej 26.10.2020 (e hënë) deri më 26.11.2020 (e enjte) nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

 Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, indeksin ose ID-në.

Shpallja e rezultateve do të bëhet pranë zyrës së Fondacionit Albiz, në web faqen zyrtare www.albiz.org.mk si dhe në www.facebook.com/albizfoundation.

 SQARIM

  1. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati (përndryshe nuk do të pranohen);
  2. Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen;
  3. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapë, mbeten në arkivin e Fondacionit;
  4. Çdo person i cili do të konkurroj do të marrë dëshmi (numër të dosjes) se i ka dorëzuar dokumentet;
  5. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra);

Për informata më  të hollësishme mund të na kontaktoni në  tel. 02 2057 632 ose në e-mail: info@albiz.org.mk  .

http://albiz.org.mk/faqja/fondacioni-albiz-shpall-konkurs-per-programin-bursa-studente-per-vitin-akademik-2020-21/?fbclid=IwAR1qJZGpZ-7qoV_XPh3DvQZJrHkDn8Fpp0fWpN6a6PrYoOSxjItVJOkCO8A

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *