Ambasadori Gir: BE-ja vazhdon të funksionojë mbi parimin e solidaritetit

Ambasadori Gir: BE-ja vazhdon të funksionojë mbi parimin e solidaritetit

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir ka shprehur pakënaqësinë e tij që nuk u siguruan vaksinat anti-Covid për Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, ka shprehur bundjen se BE-ja do të vazhdojë të funksionojë mbi parimin e solidaritetit.

“Të jemi të sinqertë, se sot nuk jemi aty ku BE-ja do të kishte dashur të jetë, ti siguronte vaksina për vendin tuaj. Mirëpo, mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm, se duke i marrë parasysh rrethanat e vështira me të cilat edhe vetë vendet anëtare të BE-së janë duke u ballafaquar, në realizimin e programeve të tyre për shpërndarjen e vaksinave, janë duke hasur në vështirësi, marrë parasysh edhe vështirësitë me rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid. Por, nuk mund të harrojmë se BE-ja vazhdon të funksionojë mbi parimin e  solidaritetit”, tha Gir nga Tetova./TV21/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *