Angelina Jolie guxon më shumë në setin e fundit, zbulon çfarë detyrohet të bëjë për shkak të Brad Pit!

Angelina Jolie guxon më shumë në setin e fundit, zbulon çfarë detyrohet të bëjë për shkak të Brad Pit!

Në kopertinën e re të dhjetor 2019 – janar 2020 të “Harper’s Pazar”, aktorja Angelina Jolie shfaqet me një tyl transparent, duke guxuar më shumë e duke treguar se tashmë ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj.

44-vjeçarja po gjen një rrugë të re në këtë fazë të jetës së bashku me fëmijët e saj, ndonëse për ta problemet nuk kanë të ndalur.

Përherë një nënë e përkushtuar për fëmijët e saj, Angelina Jolie e ka kaluar këtë periudhë me betejën për kujdestarinë, e cila nuk ka mbaruar ende.

Ajo ende nuk është plotësisht e përgatitur t’i japë Brad kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, ndaj në këtë kohë, aktorja është gjithë kohën nëpër seanca gjyqësore.

 

Megjithatë, thuhet se Angelina, për shkak të Brad, është e detyruar të shkojë bashkë me fëmijët ku është edhe aktori. Të paktën kështu është shprehur ajo në intervistë: “Tani për tani, më duhet të vendosem atje ku edhe babai i tyre vendos të jetojë”, – ka thënë aktorja.

Për premierën e filmit të saj “Maleficent: Mistress of Evil”, Angelina solli të gjithë fëmijët e saj – përveç Maddox – në premierën në Los Angeles, në fund të shtatorit.

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *