APLIKONI TANI! Shkolla për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat

APLIKONI TANI! Shkolla për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat

Për të gjithë profesionistët që dëshirojnë të fitojnë aftësi lidershipi!

Ligjeratat do të organizohen çdo vikend, midis datave 10 nëntor – 15 dhjetor 2018 – në Tetovë.

Aplikoni deri me datë 30 tetor 2018 duke plotësuar të dhënat e kërkuara në formularin në vazhdim: https://goo.gl/forms/MbYQseYFfzspf9yA2

Për më tepër informata vizitoni:

http://pointed-consulting.com/apply/ ose na shkruani në shkolla@pointed-consulting.com

 

_____________________________________

Nga kryesia e Shkollës për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat deklarojnë:

“Nëse gjithmonë deklarohet se të rinjtë janë e ardhmja, duhet pasur parasyshë që ata janë sot – pra dhe E ARDHMJA NIS NGA SOT!

Ky është një trajnim i mirëfilltë dhe serioz, qëllimi i të cilit është fisnik, sepse kryekëput zhvillohet në bazë të dëshirës së mirë dhe zgjatjes së dorës për ata që duan të jenë pjesë e këtij rrugëtimi. Është një mundësi për shtrirje të horizonteve dhe krijimit të njohjeve të reja, si edhe krijimit të mendimit kritik dhe mësimit të marrjes së përgjegjësive, duke e gërshetuar këtë me satisfaksionin nga rezultatet e arritura. Ky program është dedikuar për profesionistë të rinj, por edhe disa fillestarë mund ta gjejnë veten në të. Përfundimisht, ajo çfarë do të shënohet pas përfundimit do të jetë që pjesëmarrësit do të dallohen nga të tjerët dhe do të ofrojnë më shumë vlera për ambientet ku do të jenë pjesë në të ardhmen.

Datat e trajnimit janë fundjavat e javës se dytë, tretë dhe katërt të Nëntorit, dhe ato te javës së parë, dytë dhe tretë të Dhjetorit. Ligjeratat do të organizohen në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Programi i trajnimit është i lisencuar, pjesmarrësit të cilët mbarojnë me sukses trajnimin do të pajisen me certifikatën e akredituar.

Afati i fundit për aplikim: 30 Tetor 2018!”

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *