Ardit Gjebrea paralajmëron ndryshime të mëdha në “Kënga Magjike 2019”

Ardit Gjebrea paralajmëron ndryshime të mëdha në “Kënga Magjike 2019”

“Kënga Magjike 2018”  ku përkoi edhe me 20-vjetorin e festivalit u mbyll me sukses me fitoren e Flori Mumajesit dhe këngës “Plas”. Lajme të reja kanë ardhur në lidhje me një prej festivaleve më të ndjekur dhe kanë të bëjnë me rregurlloren për vitin e ardhshëm.

Ka qenë vetë producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se tashmë ka disa ndryshime përsa i përket votimit. Përveç artistëve të cilët votojnë këngët e njëri-tjetrit do të jenë vendimtare edhe ato të publikut.

“Këtë vit në Kënga Magjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e New Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne”- shkruan Gjebrea.

Ndërkohë ai i bën thirrje të gjithë këngëtarëve, studio produksioni, kompozitorë dhe autorë tekstesh  që do të marrin pjesë dhe të sjellin këngët e tyre në datat 2 dhe 3 shtator pranë Tv Klan.

/Blitz.al/

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *