Arifi: Ndërmarrja Tetova Transport do të pregadisë propozim-ndryshim të çmimores ekzistuese

Arifi: Ndërmarrja Tetova Transport do të pregadisë propozim-ndryshim të çmimores ekzistuese

Kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi sot ka realizuar takim me kryetarin e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor pranë UEJL për të diskutuar rreth çështjes së çmimores të transportit publik, e cila shaktoi revoltë ne mesin e studentëve për shkak të çmimit të lartë si dhe vendosjen në njëtën kategori me atë të administratorëve lokal.

Postimi i plotë:

Sot në komunën e Tetovës realizova takim me kryetarin e Parlamentit dhe Asociacionit studentor pranë UEJL, z. Agron Demiri. Biseduam rreth më shumë sfidave dhe problemeve të studentëve me theks të veçantë për rregulloren e çmimores për transportin e organizuar uban në qytetin e Tetovës, ku studentët deridiplomik janë të kategorizuar në një tarifë të veçantë. Bashkë u dakorduam për një qasje më inkluzive me qëllim që në këtë kategori të pagesës së biletave të transportit urban të kyçen edhe nxënësit, si dhe të gjithë studentët pa marrë parasysh ciklin e studimeve që ndjekin. Ndërmarrja Tetova Transport do të pregadisë propozim-ndryshim të çmimores ekzistuese me qëllim që e njëjta të miratohet në këshillin komunal të komunës së Tetovës. Gjithashtu diskutuam edhe tema të tjera për sa i përket rritjes së kualitetit të jetës dhe shërbimeve komunale për studentët në komunën e Tetovës. ttps://www.facebook.com/teutaarifiofficial/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *