Arilena Ara pjesë e “Milan Fashion Week”, si një nga tetë vajzat më me influencë në botë

Arilena Ara pjesë e “Milan Fashion Week”, si një nga tetë vajzat më me influencë në botë

Ajo po vazhdon të jetë një nga personazhet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm.

Fjala është për artisten Arilena Ara, e cila këtë herë i është bashkuar botës së modës.

Siç raportohet, ajo u bë pjesë e “Vogue Italia” dhe “Milan Fashion Week” – e përzgjedhur në mesin e tetë vajzave më të fuqishme në botë.

Java e Modës në Milano kësaj radhe drejtohet nga stilistja kineze, Sara Wong, e cila do të bashkojë në një eveniment virtual vajzat dhe gratë më me ndikim nga e gjithë bota.

Dhe Arilena natyrisht se ka një fat të madh, pasi jo më kot është pjesë e kësaj iniciative madhështore.

Evenimenti online do të transmetohet ditën e sotme (e enjte), teksa Ara ka realizuar një set fotografik i cili do shfaqet në vijim.

Në videoklipin e shkurtër, biondja flet për atë që ka veshur dhe mënyrën se si e bën të duket.

Kjo përzgjedhje e Vogue është një tjetër hap i mirë në karrierën e 22 vjeçares.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *