Arsyeja përse Angela Martini hoqi dorë nga modelingu: Nuk paguhesha

Arsyeja përse Angela Martini hoqi dorë nga modelingu: Nuk paguhesha

Që pas martesës së saj me Dragos Savulescu, Angela Martini u shkëput nga jeta e modelingut. E konsideruar një nga modelet më të bukura shqiptare, Angela vendosi që të shkëputej nga karriera e saj dhe ti dedikohej vetes, bashkëshortit dhe pasioneve të saj. Pak kohë më parë mediat e huaja shkruanin për për punën e saj si shkrimtare dhe producente.

Ajo do të bëjë një libër ku do të rrëfejë për rrugëtimin e saj që nga Shkodra, deri tek pasarelat më të famshme botërore.

Gjithashtu, Angela ka përfshirë në libër edhe historinë e vështirë të mamasë së saj, e cila me shumë përpjekje ja ka dalë në jetë.

Por largimi i Martinit nga modelingu duket se është definitiv. Edhe pse  pati një karrierë të suksesshme në pasarela, ajo hoqi dorë nga ky pasion.

Në një intervistë të dhënë së fundi për “HauteLiving” Angela ka zbuluar edhe arsyen që e detyroi.

“Kam filluar modeling kur isha 21 vjecc. Fillova punë në Miami, por nuk paguhesha. Më pas nënshkrimi me “ELITE Modeling” në New York ishte thjesht një formalitet. Më pëlqen shumëllojshmëria në jetë, kam kuptuar pas 8 vitesh modelim se dua të bëj më shumë në jetën time ” tregoi ajo.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *