Arsyeja pse nuk duhet pirë ujë gjatë ngrënies

Arsyeja pse nuk duhet pirë ujë gjatë ngrënies
Foto: 1mg.com

Është tashmë një zakon i yni që gjatë ngrënies, ushqimin ta shoqërojmë me ujë, por si duket pirja e ujit gjatë ngrënies, mund të jetë një veprim i dëmshëm për shëndetin, sidomos nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur.

Kjo gjë vlen sidomos nëse pimë ujë gjatë dhe pas vakteve. Sajti “Mejor con Salud”, ka ekspozuar rreziqet që u kanosen njerëzve, kur menjëherë pas një vakti pinë ujë të ftohtë apo në sasi të tepruar.

Uji me temperaturë të ulët mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe i bën më kompakte ushqimet me yndyrë në stomak.Kjo pasi stomaku i tret më mirë ushqimet me të njëjtën temperaturë me organizmin, ndërsa ngadalëson funksionin e tij në rast të temperaturave më të larta ose më të ulëta, përcjell ekonomia online.

Kur procesi i tretjes ngadalësohet, mund të shkaktohen probleme të refluksit gastrik. Ndër të tjera pirja e ujit gjatë ngrënies shkakton probleme me dhëmbët por edhe dhimbje koke. Është e vërtetë që këshillohet që të pihet një sasi e mjaftueshme uji, por duhet pirë në mënyrë konstante gjatë ditës.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *