ASh-AAA: Do të paraqesim nga 1.000 amendamente në secilin ligj derisa të miratohet Ligji për Shtetësinë

ASh-AAA: Do të paraqesim nga 1.000 amendamente në secilin ligj derisa të miratohet Ligji për Shtetësinë
Foto: Gazeta Lajm

Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Skender Rexhepi tha se opozita shqiptare nuk lëviz nga bllokada e Parlamentit derisa të miratohet Ligji për Shtetësinë, të cilin e propozuan, transmeton Portalb.mk.

Për bllokadën në Kuvend, në konferencën e sotme për media, ai fajësoi qeverinë dhe opozitën maqedonase për bllokadën e Parlamentit, pasi ata bllokuan ligjin për shtetësinë, dhe ajo që po bën Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sipas tij, është vetëm reagim për atë çështje. Ai gjithashtu njoftoi se do të paraqesin nga 1.000 amendamente në secilin projektligj.

“E gjithë bllokada filloi në ditën kur shumica në Parlament, së bashku me opozitën maqedonase, bllokuan ligjin për shtetësinë dhe ky është kushti, ky është hapi i parë pasi gjithçka tjetër vijon sipas asaj bllokade. Sa i përket mënyrës se si koalicioni do të bllokojë seancën për paketën e masave nëse vjen deri aty dhe jemi të gatshëm edhe me amendamente ta bllokojmë Komisionin për Financa dhe Buxhet. Për çdo projekt-ligj do të ketë të paktën 1.000 amendamente”, tha Rexhepi.

Sipas ligjit të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, shtetësia e Maqedonisë do mund të merrej me deklarata të tre dëshmitarëve.

Përndryshe edhe Kuvendi është jo-funksional për shkak të mungesës së kuorumit për punë dhe votim, duke pasur parasysh se dy deputetë nga shumica e 62 në periudhën e kaluar përfunduan në izolim për shkak të kovid-19. Përveç kësaj, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokoi 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja opozitare doli me propozimin e vet – ligjet që nuk kanë të bëjnë me ndihmën në kohë të krizës kovid dhe projektvendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës të vihen në seancë të posaçme. Megjithatë, për Xhaferin kjo është e papranueshme duke mbetur në qëndrimin se deputetët duhet së pari të votojnë rendin e ditës të seancës së 36-të dhe pastaj të vendosin pikat prioritare për votim./portalb.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *