Babadimri i ASH-AAA-së i dhuron “kokainë” Qeverisë

Babadimri i ASH-AAA-së i dhuron “kokainë” Qeverisë

Një “babadimër” me dhurata erdhi para Qeverisë.

Me vete kishte edhe disa dhurata, dy vazo dhe dy qese që sipas tij janë me miell të bardh duke ironizuar me ish këshilltarin e Qeverisë.

Ai tha se këtë vite këto janë dhuratat që po i dërgon Qeverisë.“Kam vendosur t’i sjell kësaj Qeverie disa dhurata nga rezultati i punës së saj gjatë këtij viti.Ndër dhuratat që i kam sjell kësaj Qeverie është një kilogram me miell të bardh, sasia e të cilit është rritur shumë në shtetin tonë si pasoj e këshilltarëve të mrekullueshëm të kësaj Qeverie”, tha babadimri opozitar i ASH-së.

“Babadimri” më tej shtoi se vazot janë për kryeministrin që t’i ketë më afër kur do të legalizoj marihuanën.

“Po ashtu u kam sjellë edhe disa produkte vendore të prodhuara në plantacionet e kryeministrit dhe familjarëve të tij që t’i kenë gati këtu në Qeveri në momentin që do ta legalizojnë marihuanën, për t’i shitur produktet e tyre dhe për t’i helmuar fëmijët tanë”, tha babadimri opozitar i ASH-së.

Kjo ironi u organizua nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si veprim kundër idesë për legalizimin e marihuanës.

E kur e pyetëm se a beson se ekziton babadimri, ai nuk deshi të përgjigjet.

“Baba dimër a besoni në babadimër?

Pa pyetje…

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *