Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës në luftën kundër krimit të organizuar

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës në luftën kundër krimit të organizuar

Delegacionet teknike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Franceze, mbajtën video-konferencë dy ditore, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, menaxhimin e migrimit dhe kontrollin kufitar.

 Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm i MPB-së, z. Lulzim Ejupi, ka falënderuar Qeverinë e Republikës Franceze për përkrahjen dhe mbështetjen në proceset integruese dhe zhvillimin institucional në fushën e sigurisë.

Temat e diskutimit të këtyre takimeve ishin çështjet që kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë nacionale dhe transnacionale, me theks të veçantë në migrimin e rregullt dhe të parregullt. Gjatë takimeve palët shkëmbyen mes veti praktikat dhe përvojat e dy shteteve në fushën e sigurisë dhe migrimit. Të dyja delegacionet theksuan nevojën e vazhdueshme që të thellohet bashkëpunimi bilateral në të ardhmen për sa i përket këtyre dy fushave.

Vlen të theksohet se këto takime institucionale të nivelit të lartë janë si rrjedhojë e takimeve të mbajtura në mes të Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Makron dhe në të ardhmen pritet të mbahen edhe takime tjera./ekonomia.online.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *