Bateria e automobilit turk do të prodhohet në vend

Bateria e automobilit turk do të prodhohet në vend
Huazuar nga:Al Bawaba

Bateritë e para të makinës turke do të prodhohen në vend, tha drejtori i përgjithshëm i Grupit të Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), raporton Anadolu Agency.

Në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit me gjigantin global të baterive Farasis, në Turqi do të formohet një ndërmarrje e përbashkët, theksoi Gürcan Karakaş gjatë Javës së Inovacionit në Turqi të mbajtur nga Asambleja Turke e Eksportuesve.

Ndërmarrja e përbashkët do të përqëndrohet gjithashtu në zgjidhjet e ruajtjes së energjisë, nënvizoi ai.

Duke folur për fabrikën e prodhimit të TOGG, ai tha se do të vendoset në një sipërfaqe prej 1,2 milion metrash katrorë dhe do të ketë kapacitetin prodhues prej 175.000 njësive në vit.

Në fazën e parë, TOGG do të prodhojë automjete sportive të segmentit C (SUV), pasuar nga sedan i segmentit C, hatchback i segmentit C, SUV i segmentit B dhe automjet me shumë qëllime të segmentit C.

TOGG u krijua në vitin 2018 nën udhëheqjen Unionit të Dhomave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë (TOBB) nga kompanitë Anadolu Group, BMC, Root Group, Turkcell dhe Zorlu Group përmes një bashkëpunimi.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *