BDI fton partitë shqiptare dhe mediat në takimin më 13 gusht

BDI fton partitë shqiptare dhe mediat në takimin më 13 gusht
Foto huazuar nga: Alsat.m

Bashkimi Demokratik për Integrim falemenderon të gjitha partitë parlamentare shqiptare për komunikimin korrekt, përgjigjen afirmative dhe sugjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët. Rrjedhimisht, BDI ka propozuar rendin e ditës për takimin e 13 gushtit i cili mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në dispozicion dhe i hapur edhe për takime vijuese gjatë javës së ardhshme ose edhe në cilën do datë të ardhshme të dakorduar bashkarisht në takimin e nesërm, e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në hotelin Park në Shkup. Ftojmë edhe mediat e nderuara gjithashtu të ndjekin takimin e partive parlamentare shqiptare nesër, e enjte 13 gusht 2020, me fillim në ora12:00 në “Four” – hotel Park, Shkup. /illiria news/

AGJENDË

TRYEZA E PËRBASHKËT E PARTIVE PARLAMTNARE SHQIPTARE NË

REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

13 gusht 2020, Shkup

Të nderuar drejtues të:

Koalicionit “Tash është koha” – Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa,

  1. Ziadin Sela dhe z.Afrim Gashi

Lëvizjes Besa,

  1. Bilall Kasami

Partisë Demokratike Shqiptare,

  1. Menduh Thaçi

Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive parlamentare shqiptare nga 7 janari i vitit 2017 dhe takimet vijuese të partive tona politike si dhe të zotimit tonë për dakordësi për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues, për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese:

  1. Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin e kaluar
  2. Vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020
  1. Krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta
  1. Të ndryshme

Agjenda mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozim të pjesëmarrësve të Tryezës së Përbashkët.

Propozojmë formatin vijues për pjesëmarrje: Kryetar plus dy bashkëpunëtor.

Me respekt,

Ali Ahmeti

Kryetar

Bashkimi Demokratik për Integrim

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *