BE-ja do të ketë si prioritet që t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19

BE-ja do të ketë si prioritet që t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19
European Parliament-Europa EU

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do të ketë si prioritet që t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.

“Ne kujdesemi edhe për fqinjët tanë. Bashkimi Evropian do të koordinojë donacionet e vaksinës nga shtetet anëtare, posaçërisht për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë në Ballkanin Perëndimore dhe fqinjësi”, ka thënë Von der Leyen, duke folur pas samitit të fundit të BE-së, ku përgatitjet për vaksinim ishin ndër temat kryesore.

Burimet nga takimi i shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së kanë thënë se në takim, Von der Leyen ka njoftuar se Komisioni Evropian tashmë ka porositur doza të mjaftueshme për vaksinimin e më shumë se 750 milionë qytetarëve.

Pasi BE-ja ka rreth 450 milionë banorë, nga ky kontingjent i vaksinave, do tu ndahen edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si prioritet, por edhe vendeve tjera të botës që kanë të ardhura të ulëta apo të mesme.

Në BE nuk ka përgjigje të prerë se a do të ketë menjëherë donacione të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën kohë kur u dorëzohen edhe vendeve anëtare, apo kjo do të bëhet më vonë.

Burimet nga BE-ja kanë sqaruar se vaksinat për vendet e Ballkanit do të sigurohen paralelisht nga dy kanale.

Më i rëndësishmi është furnizimi përmes koalicionit ndërkombëtare COVAX ku BE -ja po ashtu ka rolin kryesor dhe tashmë ka dhënë si donacion 500 milionë euro.

Në këtë koalicion ndërkombëtarë për sigurimin e vaksinës janë 184 shtetet të botës.

Prodhuesit e vaksinave janë zotuar se deri në fund të vitit do të sigurojnë 2 miliardë doza të vaksinave përmes kësaj nisme, nga të cilat 1 miliardë do të shkojnë për vendet më të varfra.

Vaksinat përmes COVAX do të jenë me çmim të favorshëm ndërsa për disa vende me të ardhura më të vogla do të sigurohen edhe falas.

Burimet e BE-së vlerësojnë se nga vendet e Ballkanit, Kosova do të kualifikohet për të marrë vaksinat falas përmes COVAX-it, sepse është vendi më i varfër i rajonit bazuar nga të ardhurat për kokë banori.

Vaksinat që do të sigurohen përmes COVAX-it do të distribuohen përmes UNICEF-it./news33/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *