BE-ja hedh poshtë thirrjet e qeverisë britanike që të porosisë vaksina nga një fabrikë në Holandë

BE-ja hedh poshtë thirrjet e qeverisë britanike që të porosisë vaksina nga një fabrikë në Holandë
Foto: New Indian Express

Bashkimi Evropian i hodhi poshtë thirrjet e Qeverisë britanike për porosi të vaksinave “AstraZeneka” kundër Kovid-19 të prodhuara në një fabrikë në Holandë, deklaroi një përfaqësues i BE-së.

“Britanikët insistojnë se fabrika ‘Haliks’ në Holandë duhet t’i blejë me substancë ilaçi të prodhuar atje. Kjo nuk funksionon”, deklaroi mbrëmë një përfaqësues zyrtar i BE-së për mediat britanike.

Fabrika “Haliks” në Lajden është theksuar si furnizuese e vaksinave edhe në dy marrëveshjet që “AstraZeneka” i nënshkroi edhe me Britaninë e Madhe dhe me Bashkimin Evropian.

Ish-anëtarja e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, deri më tani ka vaksinuar shumë më shumë njerëz se sa vendet e BE-së, në proporcion me popullatën.

“Ajo që prodhohet në Haliks duhet të shkojë në BE”, shtoi personi zyrtar.

Britania e Madhe insiston në atë se marrëveshjet duhet të respektohen.

“Komisioni Evropian e di se pjesa tjetër e botës e sheh se si ajo sillet për këtë çështje dhe nëse i shkel marrëveshjet dhe detyrimet, kjo është pasqyrë shumë e dëmshme për Unionin, i cili është krenar për ligjet e tij”, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Vallas, paraprakisht për “Skaj Njuz”, duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje me kërcënimin e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen se e bllokon eksportin në Britaninë e Madhe.

Një përfaqësues zyrtar i BE-së tha se Unioni nuk po shkel asnjë marrëveshje.

Bashkimi Evropian të mërkurën u kërcënua se do ta bllokojë eksportin e vaksinave kundër Kovid-19 në Britaninë e Madhe që ta mbrojë sasinë modeste të dozave për qytetarët e saj, ndërsa Fon der Lajen tha se situata epidemiologjike po përkeqësohet.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *