Bebe Rexha e thjeshtë në përditshmëri, shijon shëtitjet me qenin e saj në parkun e Hollywoodit

Bebe Rexha e thjeshtë në përditshmëri, shijon shëtitjet me qenin e saj në parkun e Hollywoodit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Last Hurrah”.

Ndërkohë, ajo vazhdon punën edhe projektet tjera muzikore që do t’i sjellë gjatë muajve në vazhdim.

Bebe Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar disa fotografi në InstaStory, duke treguar një ditë të zakonshme nga përditshmëria e saj.

Foto: Bebe Rxha/InstaStory

Ajo ka shijuar një shëtitje me qenin e saj në një nga parqet e Los Angelesit, ku në prapavijë shfaqen shkronjat e Hollywoodit.

Tërheqëse dhe me dukje atraktive, Bebe Rexha tregoi se edhe ditët e saj të zakonshme janë të thjeshta, dhe mundohet t’i shijojë në maksimum. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *