Gjithsej 400 kompani që kanë investuar gjatë dhe në periudhën post kovid do të marrin një total prej 17.2 milion euro mbështetje financiare nga shteti. Sot, Qeveria miratoi listën e kompanive që plotësuan kushtet nga Thirrja Publike për mbështetje financiare për të forcuar konkurrencën, njoftoi kështu Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.
Bekteshi: Mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milion euro për 400 kompani, për realizimin e investimeve
