Bekteshi: Ndihmë shtetërore për disa kategori të qytetarëve që përfshin rreth 300 mijë persona

Bekteshi: Ndihmë shtetërore për disa kategori të qytetarëve që përfshin rreth 300 mijë persona

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka potencuar se do të akordohet ndihmë shtetërore për disa kategori të qytetarëve që përfshin rreth 300 mijë persona, ndihmë me vlerë 6.000 denarë.

Kjo ndihmë sipas ministrit Bekteshi do të jetë përkrahje për aktivitetin ekonomik, krijimin e shprehisë për blerje të produkteve vendore dhe do të jepet nga muaji i ardhshëm, përcjell flaka.

Ja postimi i ministrit Bekteshi:

Ndihma shtetërore prej 6,000 denarëve për pensionistët, të papunët dhe prindërit e vetëm do të paguhet drejtpërdrejt në llogarinë e transaksionit, dhe jo në kartela pagesore.
Me masën #Përkrahjefinanciarepërkategoritëmëtëprekura do të përfshihen rreth 300.000 qytetarë, por njëkohësisht do t’i ofrohet përkrahje edhe kompanive vendore, përmes blerjes së prodhimeve vendore.
përkrahje për kategoritë më të prekura të qytetarëve
përkrahje për aktivitetin ekonomik
krijimin e shprehisë për blerje të produkteve vendore
Ndihma shtetërore do të fillojë të paguhet nga muaji i ardhshëm, për çka janë siguruar gjithsej 26 milion euro.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *