Bella Hadid shpallet femra më e bukur në botë

Bella Hadid shpallet femra më e bukur në botë

Sipas, “Golden Ratio of Beauty”, Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë, për formën e fytyrës, buzët, etj.

Bella Hadid është emëruar si gruaja më e bukur në botë, sipas “Golden Ratio of Beauty”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.23-vjeçarja doli 94 për qind në përputhje me raportin, një ekuacion matematikor i njohur si “Beauty Phi”, i krijuar nga grekët e lashtë.

Ata llogaritën formën e përsosur të fytyrës, përfshirë madhësinë dhe pozicionin e buzëve, hundën, mjekrën dhe nofullën- tiparet e Bellës që iu përshtatën me raportin ideal.

Lista me dhjetë femra u përplua nga kirurgu i klinikës Harley Street, Dr. Julian De Silva, i cili përdori hartën dixhitale të fytyrës për të parë përputhjen me të famshmet moderne.

Derisa Bella u rendit e para me 94.35 për qind, motra e saj Gigi nuk arriti të futet në top-dhjetëshe.

Në vendin e dytë u rendit Beyonce me 92.44 për qind, e pas saj ishte Amber Heard me 91.05 për qind.

Pasojnë Ariana Grande, Taylor Swift, Kate Moss, Scarlet Johansson, Natalie Portman, Katy Perry dhe Cara Delevigne. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *