Bertani Asllani na prezanton me të dashurën e tij

Bertani Asllani na prezanton me të dashurën e tij

Bertan Asllani, na ka prezantuar me të dashurën e tij.

Prej vitesh është tërhequr nga skena shqiptare edhe pse sukseset nuk i kanë munguar.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia prej vitesh ka filluar jetën e re dhe karrierën në Turqi, transmeton Indeksonline.

Përveç në muzikën turke, Bertani e ka provuar vetën edhe në aktrim dhe deri tani numëron disa role në serialet turke.

Por, një nga rolet për të mbetet më i veçanti, është ai në serialin ‘Pis Yedili’ në të cilin këngëtari shqiptar u taku me të dashurën e tij aktuale, aktoren turke Hazal Senel.

Dyshja janë prej kohësh në një lidhje por jo shumë shpesh bëjnë dalje publike.

Kjo ka ndodhur së fundi kur këngëtari ka ndarë me ndjekësit në ‘Instastory’ një imazh përkrah të dashurës.

Ndryshe, Bertan Asllani u rikthye përsëri në vëmendje të mediave shqiptare pas ripërpunimi të këngës së tij ‘Akoma të du’ nga Big Mama

/OraInfo/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *