Besmir Bojku: “Shkëndija s’kishte fat këtë vit, i emocionuar kundër Milanit”

Besmir Bojku: “Shkëndija s’kishte fat këtë vit, i emocionuar kundër Milanit”

Të luash dy vite rresht kundër një skuadre gjigande siç është AC Milan patjetër që është fat i madh. Me fat këtë herë është futbollisti strugan, Besmir Bojku i cili këto muaj po qëndron si huazim te Feronikeli I Kosovës. Bojku, kartoni i të cilit është akoma në sirtaret e Shkëndijës shprehet për portalin Bon Zo se është entuziast për këtë përballje, pavarësisht se bëhet fjalë vetëm për një miqësore.

-“Ndihem goxha mirë që kam mundësinë të përballem me këtë klub të madh, me shumë histori. Kënaqësia dhe emocionet janë të njëjtat si në përballjen e vitit të kaluar në garat e Ligës Europiane kur isha nën ngjyrat kuq e zi të Shkëndijës”.

Por çfarë mendon për ndeshjet që zhvilloi sivjet Shkëndija në garat e Ligës së Kampionëve dhe asaj të Ligës së Europës, a është ambientuar me klubin e ri, etj. dhe për këto na rrëfen Besmiri:

-“Po kaloj shumë mirë këtu, por është e natyrshme që më mungojnë shokët e Shkëndijës me të cilët kam kaluar pesë vite. Poashtu falenderoj djemtë e Feronikelit të cilët me kanë pritur shumë mirë dhe jam ambientuar shumë shpejt falë tyre. Shkëndija nuk pati fat këtë vit në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Europës, mirëpo i tillë është futbolli, jo gjithmonë fiton më i miri, prandaj njihet si një prej sporteve me më shumë adrenalinë në botë. Por Shkëndija ka dëshmuar kualitetet e saj dhe unë nuk dyshoj se suksese tjera po e presin klubin”.

Ndeshja KF Feronikeli- AC Milan u diskutua goxha në rrjete sociale për çmimet e biletave të cilat kalonin standardin e Kosovës dhe shteteve përreth, por gjithsesi pritet që në stadium të ketë një numër të madh shikuesish. Ndeshja luhet nesër në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *