Bright Side: Si ndikojnë gënjeshtrat e bardha te fëmijët

Bright Side: Si ndikojnë gënjeshtrat e bardha te fëmijët

Gënjeshtra për fëmijët kur janë të vegjël jo vetëm që mund të krijojë probleme për të ardhmen, por edhe mund të ndikojë tek ata në të tashmen. Nëse fëmijët e kuptojnë se po gënjehen, si për shembull, kur u thuhet se do të dalin në park, por në vend të kësaj përfundojnë në zyrën e mjekut, ata mund të zhvillojnë probleme me besimin. “Bright Side” shpjegon se si mund të ndikojnë tek fëmijët gënjeshtrat e bardha.

Gënjeshtrat mund të shkaktojnë ankth.

Shkenca shpjegon sesi gënjeshtrat e bardha mund të dëmtojnë fëmijët tanë

Studimet kanë treguar se ankthi dhe gënjeshtra shkojnë dorë për dore kur prindërit gënjejnë fëmijët e tyre. Prindërit mund të dëshirojnë që fëmija t’u bindet atyre, ose ndoshta ata do të gënjejnë për të shkuar diku. Kjo mund të ketë ndodhur edhe me ju: prindërit tuaj ju çuan tek dentisti në vend të parkut, ashtu siç kishin premtuar. Si i rritur, ju mund të përdorni logjikën dhe të kuptoni pse keni gënjyer, por tek fëmijët, kjo fjali mbetet në mendjen e tyre dhe u kujtohet sa herë u thoni të njëjtën gjë.

Ndikon në marrëdhënien me fëmijën tuaj.

Shkenca shpjegon sesi gënjeshtrat e bardha mund të dëmtojnë fëmijët tanë

Marrëdhënia e fëmijës me prindërit nuk do të jetë aq e mirë pas një gënjeshtre të bardhë “të pafajshme”. Kur jemi të rinj, ne priremi të besojmë gjëra që të rriturit na thonë pa u menduar shumë. Edhe sikur të ishte diçka qesharake, ne prapë do ta besonim. Megjithatë, kur e kuptojmë se nuk është e vërtetë, ndihemi të zhgënjyer dhe zhvillojmë probleme me besimin

Fëmijët që janë gënjyer kanë më shumë gjasa të gënjejnë kur të rriten.

Shkenca shpjegon sesi gënjeshtrat e bardha mund të dëmtojnë fëmijët tanë

Shumë nga ato që bëjnë prindërit tanë, përfshirë gënjeshtrat do të na formojnë ne gjatë kohës që rritemi. Fëmijët që janë gënjyer kanë më shumë të ngjarë të fshehin të vërtetën nga prindi. Edhe nëse prindërit janë vetëm pak të pandershëm, kjo përsëri ndikon në të ardhmen e fëmijës.

Në vend që të gënjejnë, prindërit duhet të përpiqen të arsyetojnë me fëmijët e tyre. Shpjegoni pse ata nuk mund të shkojnë të luajnë sot. Ndershmëria dhe e vërteta paguhen, dhe në të ardhmen, kur ata të shqetësohen për diçka, do të vijnë të flasin me ju pa u stepur.

Do ta kenë të vështirë të përshtaten si të rritur.

Shkenca shpjegon sesi gënjeshtrat e bardha mund të dëmtojnë fëmijët tanë

Shpeshherë, gënjeshtra është mënyra më e lehtë për të dalë nga situata dhe një gënjeshtër e bardhë duket sikur bën punë. Fëmijët shpesh i ndiejnë ndikimet e këtyre gënjeshtrave kur të rriten dhe duhet të përballen me disa sfida psikologjike dhe sociale. Kur u duhet të ri-përshtaten, ata zakonisht ndiejnë turp dhe faj.

Karakteri i tyre gjithashtu mund të ndikohet. Ata mund të rezultojnë njerëz manipulues dhe egoistë. Njohja e ndjenjave të fëmijëve, ofrimi i zgjedhjeve dhe zgjidhja e problemeve tuaja së bashku, zakonisht nxjerr në pah sjelljen e mirë të fëmijëve. /abcnews.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *