Bursa nga Qeveria e Sllovakisë

Bursa nga Qeveria e Sllovakisë

Janë hapur thirrjet për aplikime për Programin e Bursave Kombëtare të Sllovakisë. Bursa mbështet studimin, hulumtimin, mësimdhënien, lëvizjen e studentëve të huaj, studentëve të doktoraturës, profesorëve të universitetit, studiuesve dhe artistëve në institucionet e arsimit të lartë dhe organizatat kërkimore në Sllovaki.

Programi Kombëtar i Bursave të Republikës Sllovake mbështet edhe lëvizshmërinë e studentëve që studiojnë në institucionet e arsimit të lartë të Sllovakisë.

Kriteret:

  • Qytetarët e çdo vendi në botë (përveç shtetasve të Sllovakisë) mund të aplikojnë për këto bursa.
  • Të jeni studentë në universitete jashtë Sllovakisë;
  • Të jeni studentë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (studentë të masterit) ose të jeni student, të cilët në kohën e afatit të aplikimit të keni përfunduar së paku 2,5 vjet studimi universitar në të njëjtin program studimi;

Kërkesat e gjuhës:

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat specifike të gjuhës angleze ose gjuhëve të tjera në mënyrë që të jenë në gjendje të studiojnë në Sllovaki.

Bursa

Bursa ka për qëllim mbulimin e shpenzimeve të jetesës, pra shpenzimet që kanë të bëjnë me qëndrimin në Sllovaki (ushqimi, akomodimi, etj.), gjatë studimit, qëndrimit kërkimor / artistik ose mësimor në universitete dhe në organizatat kërkimore në Sllovaki. Të përzgjedhurit për bursa mund të kërkojnë ndihmë në lidhje me akomodimin dhe formalitetet që lidhen me hyrjen dhe qëndrimin në territorin e Republikës së Sllovakisë, ose institucionin e tij / saj pritës.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi lexoni më shumë duke klikuar në këtë LINK, për dokumentet dhe formularin e aplikimit që duhen dorëzuar.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Afati: 31 Tetor 2018

/mundesi.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *