Bursa për studime Masteri në Itali

Bursa për studime Masteri në Itali

ISTAO “Instituti Adriano Olivetti i studimeve për menaxhimin e ekonomisë dhe kompanive” po ofron bursa masteri në Strategji Biznesi dhe Menaxhim Ndërkombëtar në Itali. Studentë nga çdo vend i botës kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program bursash.

Qëllimi është zhvillimi i aftësive të dobishme për ndërmarrjet: nga të menduarit kritik dhe strategjik në kapacitetet e menaxhimit të zonave të biznesit dhe organizatave në tregjet kombëtare dhe të brendshme.

Bursa: Komisioni do të caktojë bursa totale (100%) ose pjesërisht (50%) për aplikantët e përzgjedhur.

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Programi i bursave të masterit vlen për të diplomuarit në ekonomi, inxhinieri, ligj dhe disiplina humane, me një nivel të mirë në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze dhe të gatshëm për të sfiduar veten. Metodologjia laboratorike dhe eksperimentale, qasja pragmatike, takimet me profesionistët dhe menaxherët, aktivitetet, induksioni dhe trajnimi për punën, duke shfrytëzuar kompetencat dhe sjelljet e çdo pjesëmarrësi për të hyrë në zonat e biznesit dhe zonat organizative të përshtatura për çdo pjesëmarrës.

Masteri do të zhvillohet në gjuhën italiane dhe angleze, veçanërisht për tema ndërkombëtare.

Si të aplikoni?

Të interesuatit duhet të plotësojnë folrmularin e aplikimit dhe të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Skanimin e kartës së identitetit
  • Një letër të shkurtër ku të jepen informacione për sfondin arsimor, përvojat e punës dhe synimet që keni për të ardhmen në aspektin e punës që do të bëni;
  • Çertifikatat e studimeve të kryera duke treguar edhe vlerësimin e marrë për çdo provim dhe vlerësimin përfundimtar;
  • Një përmbledhje të tezës së diplomës (jo më shumë se 1 faqe);
  • Jetëshkrimin (CV);
  • Dokumente shtesë të dëshmive të aktiviteteve kërkimore të kryera nga aplikanti dhe çdo informacion tjetër i vlefshëm mund të dërgohet gjithashtu.

Për të aplikuar mund të klikoni në këtë LINK.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Afati i aplikimeve: 8 tetor 2018

/mundesi.al/

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *