Bursa studimi të financuara në Gjermani

Bursa studimi të financuara në Gjermani

Bursat DAAD u ofrojnë të diplomuarve mundësinë për të vazhduar arsimin e tyre në Gjermani me një program pasuniversitar ose vazhdimin e kurseve të studimit. Ky program promovon gjithashtu shkëmbimin e përvojave dhe njohjen e shumë njerëzve.

Kush mund të aplikojë?

Aplikantët jo-gjermanë,të cilët janë diplomuar në fushën e Arkitekturës, Dizajnit të Brendshëm, Konservimit të Monumenteve, Planifikimit Urbanistik / Zhvillimit Urban, Planifikimit Rajonal, Arkitekturës së Peizazhit, Planifikimit të Peizazhit, deri në datën e fillimit të programit të bursës.

Çfarë do të financohet?

Në këtë program studimi, në një universitet shtetëror gjerman të zgjedhur prej jush , do të përfundoni:

  • masterin/ arsimim postuniversitar , duke përfunduar arsimin në kualifikimin e fundit;
  • një kurs plotësues që nuk çon në kualifikimin përfundimtar

Kohëzgjatja e financimit:

Programi i masterit :

  • Programi zgjat 10 deri në 24 muaj në varësi të kohëzgjatjes së programit ose projektit të studimit që keni zgjedhur
  • Programi zakonisht filllon nga 1 tetori i vitit pasues pas aplikimit, ose më herët nëse keni përfunduar një kurs gjuhe
  • Bursat do të jepen gjatë periudhës së kohëzgjatjes së programit të bursës,  maksimumi deri në 24 muaj. Për të marrë fonde të mëtejshme pas vitit të parë të studimeve për kurset 2-vjeçare, duhet të keni arritje shumë të lartë akademike për të përfunduar programin standart të studimit.
  •  Aplikantët të cilët kanë filluar vitin e parë në Gjermani në  program  pasuniversitar në kohën e aplikimit mund të aplikojnë për financimin e vitit të dytë ë studimit.

Financimi:

  • Një pagesë mujore prej 850 euro
  • Ndihmë për shpenzimet e udhëtimit
  • Ndihmë financiare për tarifat e studimit
  • Pagesat e kostove të sigurimit shëndetësor, aksidenteve

Nën rrethana të caktuara, të përzgjedhurit mund të përfitojnë:

  • Subvencionim mujor të qirasë
  • Pagesë mujore për anëtarët shoqërues të familjes

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Afati i aplikimit: 30 shtator 2018

/bonzo.info/

 /b

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *