Çdo i treti qytetarë në Maqedoni ka antitrupa kundër virusit, treguan analizat e Institutit për Imunobiologji

Çdo i treti qytetarë në Maqedoni ka antitrupa kundër virusit, treguan analizat e Institutit për Imunobiologji
Foto: WebMD

Çdo i treti qytetarë ka antitrupa të KOVID-19, ka treguar hulumtimi i Institutit për Imunobiologji e cila është realizuar dy javët e kaluara në Shkup.

Analiza është bërë mbi 1000 kalimtar të rastit në gjashtë lokacione në Shkup, edhe atë në Karposh, Aerodrom, Q.T “Mavrovasja” në Parkun e Qytetit në rrugën Maqedonia dhe në Sheshin Maqedonia.

Gjatë këtij hulumtimi është pasur kujdes që personat të mos jenë nga familja e njëjtë, gjegjësisht të merren mostra nga grupe dhe mosha të ndryshme.

“Të dhënat e përpunuara tregojnë se 31 për qind e të anketuarve kanë antitrupa ose çdo i treti qytetar e ka kaluar kovid-19. Në analizën janë marrë mostra të personave që e kanë ditur se e kanë kaluar virusin, por edhe të anketuar të cilët nuk kanë qenë të infektuar ose nuk e kanë ditur se e kanë kaluar”, ka thënë drejtori i Instituti për Imunobiologji Aleksandar Petliçkovski.

Siç shpjegon ai, këto rezultate tregojnë se vendi është në gjysmë rrugë drejt krijimit të imunitetit kolektiv, për të cilën është e nevojshme që virusin ta kalojnë të paktën 60% e qytetarëve./SHENJA/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *