Çekia së shpejti pritet të lëshojë në përdorim ilaçin e vet kundër koronavirusit

Çekia së shpejti pritet të lëshojë në përdorim ilaçin e vet kundër koronavirusit
Foto: CTV News

Republika Çeke së shpejti do të fillojë me përdorimin e ilaçit të vet kundër kovid-19, deklaroi sot para gazetarëve kryeministri Andrej Babish.

Medikaenti është në fazat e fundit të miratimit nga Instituti shtetëror çek për kontrollin e barnave. Ilaçi do të jepet në formën e tabletave ose si spraj inhalimi, tha kryeministri çek, pa dhënë detaje të tjera, përcjell koha.mk.

Babish sot udhëtoi për vizitë pune njëditore në Izrael për të rishikuar përvojën e vendit në vaksinimin e popullsisë dhe për të diskutuar mundësitë për prodhimin e përbashkët të barnave kundër koronavirusit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *