Çfarë do të ndodhë tani me Loredanën

Çfarë do të ndodhë tani me Loredanën
Prokuroria po vazhdon hetimin e rastit për Loredana Zefin pasi që ajo u akuzua për vjedhje të parave një çifti zviceran, shkruan ‘20 minuten‘ përcjell GazetaBlic.Projekti i fundit muzikor i reperes nga Ferizaji është ‘Romeo&Juliet,‘ në bashkëpunim me Mozzikun.

Këngë kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe deri më tani është klikuar 27 milionë herë në ‘Spotify‘.Po përkundër suksesit të saj në muzikë, qysh se nga dje Loredana po merr tituj negativ pasi që po kritikohet si shkak i kësaj akuze për vjedhje parash nga një çift në Zvicër. Ajo ka marrë më shumë se 700.000 mijë franga.

Prokuroria e Luzernit është duke hetuar mashtrimin. Në media sociale reperja po kritikohet tejet shumë për këto akuza edhe pse ende nuk dihet se a janë të vërteta.Si shkak i këtyre akuzave shtrohet pyetja, se çka do të ndodh tashmë me karrierën e Loredanës?

‘20 minuten’, ka marrë një deklaratë nga menaxherja e muzikës Oli Rosa e cila tha: ‘Loredana tashmë ka kaluar në një ‘mjedis’ tjetër dhe i ka ndodhur diçka që nuk duhet dikujt t’i ndodh dhe nëse dënohet dhe këto akuza janë të vërteta atëherë pa dyshim se do ta dëmtojë në karrierë’.Elia Binelli, themelues i revistës ‘Lyrics’, thotë: ‘Loredana nëse dënohet atëherë ajo nuk mund të publikojë këngë dhe kështu mund edhe t’i përmbyset karriera‘.

‘Aktualisht, rasti i Loredanës është një fenomen i zakonshëm. Reperet po përballen me gjykata kohët e fundit. Ekziston rasti i motrës së reper-it gjerman, Ewa, e cila u akuzua për përdhunim. Ai gjithashtu emëron shembujt e reperit amerikan ‘6ix9ine’ ose ‘YNW Melly’. Ky i fundit përballet edhe me dënimin me vdekje për vrasjen e dy personave. “Megjithatë, muzika e tij është akoma e kërcënuar,’ thotë Binelli. Ndërsa, disa njohës të kësaj larmie sipas ‘20 minuten‘, thonë se nuk besojmë se një mashtrim financiar mund ta dëmtojë karrierën e Loredanës. Rasti bën që fansat e saj të tregojnë me shumë interes për të dhe nëse dështon, ajo përsëri mund ta rimëkëmbë karrierën pasi që ajo e ka filluar atë në ‘Instagram‘ dhe ka qenë e pavarur nga industria e muzikës dhe nuk është e varur prej tyre për sa kohë nuk bojkotohen rrjetet sociale.Në muajin Korrik, Loredana dhe ‘Mozzik‘ do të performojnë në ‘Openair Frauenfeld‘.

‘The Openair Frauenfeld‘ nuk mund të komentojë mbi rastin pa një konkludim të policisë. Në njërën anë, këto janë padyshim një proces i vazhdueshëm dhe nga ana tjetër çështje private e artistes, thuhet në një deklaratë me shkrim. Organizatorët do të ndjekin nga afër rrjedhën e mëtejshme të rastit dhe reagojnë në përputhje me rrethanat. Loredana, gjithashtu ka vende të mira në listat e ‘Spotify‘. Nëse ‘Spotify‘ reagon ndaj rastit dhe nëse reperja është më në fund e dëbuar nga programi atëherë aty do të ndodhë diçka jo e dëshirueshme për karrierën e saj.Ndërkohë, reperi gjerman Farid Bang reagon me humor ndaj rastit. Duke aluduar për Loredanen, e cila ishte paraqitur si një avokate me emrin Anna, ai thotë: ‘Siç rezulton ajo nuk është vetëm repere ka studiuar ligjin dhe u bë një avokate, pastaj ai shpërthen duke qeshur’.

/fax.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *