Çiklisti i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Çiklisti i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Bajram Bajrami i lindur në fshatin Llojan të Kumanovës gjatë viteve 1952-1954 ishte shqiptari i parë i regjistruar në federatën e Maqedonisë – Jugosllavisë në sportin e çiklizmit.

Në vitin 1954 ai mori vendin e parë në turneun internacional të organizuar nga Republika Jugosllave, ky legjendë në këtë garë bëri një shkëputje të madhe nga trupi garues me nje distancë prej 250 m.

Bajrami, ishte patriot i madh i cili e donte vendin dhe popullin e tijë ku pas një kohe u burgos politikisht, në ndër kohe arriti të arratiset nga burgu dhe gjeti strehim në Turqi.
Bajrami, pas ndryshimeve politike pas shumë viteve, për herë të parë u kthye në vendlindje (Llojan) për të vizituar vendin, familjaret dhe shoket e tij dhe fatkeqësisht në ditën e parë ai ndërroi jetë.

Ne do t’i postojmë edhe disa fotografi të Bajramit duke garuar nëpër rrugët e Beogradit./news-tv.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *