Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 7 nëntor 2018?

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 7 nëntor 2018?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme.

DASHI

Sot do jeni shumë më të disponueshëm për çdo gjë çka do bëjë që gjërat t’iu ecin më së miri. Do jeni edhe më të duruar. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi do mbizotërojë në çdo moment dhe të dy palët do jeni të gatshëm të eksperimentoni gjëra të reja. Ju beqarët do kërkoni më shumë të argëtoheni e të ndiheni mirë sesa do kërkoni dashurinë e madhe. Në fakt planetët do i keni përherë mbështetje. Në punë duhet të keni besim tek intuita dhe keni për ta parë sa mirë kanë për t’iu ecur gjërat. Situata financiare mund të jetë paksa delikate, megjithatë me një menaxhim të mirë do ja dilni mbanë ta kaloni ditën pa probleme.

VIRGJERESHA

Do jeni më të butë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni t’i bëni gjërat sa më mirë. Nga ana tjetër do jeni edhe më të hapur për risi. Nëse jeni një lidhje do e kuptoni se për çfarë keni gabuar dhe do dini të kërkoni falje me mënyrën e duhur. Në mbrëmje do ndiheni mire pranë atij qe doni dhe marrëdhënia do behet edhe me harmonike. Nëse jeni vetëm, do bëni çmos ta ndryshoni rutinën. Në kërkim e sipër do gjeni edhe dashurinë e madhe që vjen njëherë në jetë. Në punë do e keni paksa të vështirë për të realizuar çdo gjë që keni planifikuar, megjithatë nuk do dorëzoheni deri në fund të ditës. Financat do jenë të pastabilizuara dhe pavarësisht se do kujdeseni për to nuk do ia dilni t’i përmirësoni.\

/bota.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *