Me cilën ngjyrë duhet të lyeni dhomën e gjumit, ja çfarë thotë shkenca

Me cilën ngjyrë duhet të lyeni dhomën e gjumit, ja çfarë thotë shkenca

Ngjyrat e ndryshme kanë impakt të ndryshëm në trurin e njeriut. Përshembull e gjelbra ka një efekt qetësues dhe dominon në dhomat e ndenjes. Po për dhomën e gjumit çfarë këshillohet? Blu ose e kaltër nuk ka rëndësi, mjafton të luani me nuancat e blusë.

Ky nuk është më thjeshtë një supozim, por diçka e vërtetuar shkencërisht. Një studimi i “Travelodge” doli në përfundimin se e kaltra mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit dhe marrëdhënieve seksuale.

Studiuesit gjetën se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me nuancat e blusë ishin më të qetë, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e ngjyrave të tokës. Njerëzit të cilët kanë dhomë gjumi në ngjyrë kaltër flenë 7 orë e 52 minuta, më shumë se të gjithë të tjerët të pyetur gjatë studimit. Në fakt, thuhet gjithashtu se e kaltra ul tensionin dhe rrahjet e zemrës, duke na dhënë mundësi për një gjumë më të më mirë.

Efekti qetësues i blusë, shprehet Chris Idzikowski, nga Edinburgh Sleep Centre, lidhet me receptorët e specializuar të quajtur “qeliza ganglion” në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu.

Një tjetër studim shkencor ka dalë në përfundimin se çarçafët e bardhë luftojnë stresin, ankthin apo pagjumësinë. Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë, të lyeni muret ngjyrë të kaltër dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në psikozën tua.

/Sovrani.info/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *