Cristiano Ronaldo rezulton sërish pozitiv me Covid-19

Cristiano Ronaldo rezulton sërish pozitiv me Covid-19

Një lajm i keq për tifozët juventin. Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka dalë sërish pozitiv me Covid-19 dhe do të vazhdojë të qëndrojë në izolim.

Sipas raportimit të “Marca”, kjo do të thotë se portugezi do të humbasë kështu dhe takimin kundër Barcelonës në Champions League (28 tetor).

Kujtojmë se 35-vjeçari u infektua kur ishte në grumbullim me kombëtaren e tij dhe që nga aj kohë ai ka humbur tre ndeshje: atë kundër Suedisë, me Crotonen në kampionat si dhe duelin e ditës së martë me Dynamon e Kyivit në Champions League. /abcnews.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *