Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se diçka e re po vjen

Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se diçka e re po vjen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se diçka e re po vije, shkruan rtv21.tv Këngëtarja me anë të disa fotove të postuara në Instatory, ka treguar se “është duke zier diçka”. “Diçka po zihet” dhe “Së shpejti”, janë mbishkrimet që ka vendosur këngëtarja në fotot e postuara.

Kujtojmë që këngëtarja javë më parë pati publikuar disa fotografi me mbishkrimin “Kurgjo nuk kallxojna”, që është edhe titulli i njërës nga këngët e saj. Ndryshe, një bashkëpunim mes saj dhe reperit nga Shqipëria, Noizy ishte paralajmëruar nga të dy artistët, i cili ende nuk është lansuar për publikun. Artistja nuk ka dhënë detaje të tjera se për cilën këngë ka filluar xhirimet dhe i mbetet kohës të zbuloj befasinë e saj. “Kalon” është kënga e fundit e Dafinës në bashkëpunim me Lumi B, e cila deri më tani ka marrë mbi 20 milionë klikime në Youtube.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *