De Bruyne lëndohet përsëri

De Bruyne lëndohet përsëri
E huazuar nga Express

Mesfushori i Manchester Cityt ka lënduar përsëri gjurin e tij në ndeshjen e së enjtes kurse raportet e para thonë se ai do të jetë jashtë për së paku edhe katër javë

Kjo do të thotë se Kevin De Bruyne do ta humbet derbin e Manchesterit pasi diagnoza e hershme thotë që ai do të jetë jashtë për së paku edhe katër javë.

Burimet e Goal.com kanë thënë se kohëzgjatja e lëndimit të mesfushorit mund të bëj që ai mos të paraqitet në gjashtë javë, derisa teste të tjera pritet që të bëhen këtë te premte.

Ai po ashtu pritet që të udhëtojë sot në Barcelonë për tretmanë shtesë të specialisti Dr Ramon Cugat.

De Bruyne e lëndoi gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes kundër Fulhamit në Carabao Cup, ku mbrojtësi i Cottagers, Timothy Fosu-Mensah e rrëzoi nga prapa belgun, e ky u shtri në fushë duke kërkuar largimin.

“Ne nuk e dimë nëse është lëndim serioz apo jo”, tha Pep Guardiola pas incidentit që ndodhi në Etihad Stadium.

“Ai luajti shumë në Donetsk kundër Shakhtar. Ai luajti edhe pak minuta kundër Spurs por është situatë paksa e komplikuar”, ka thënë ndër të tjera Guardiola. /GazetaExpress/

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *