Demaskimi i produkteve “fake”, Philipp Plein targeton dhe shqiptarët

Demaskimi i produkteve “fake”, Philipp Plein targeton dhe shqiptarët

Philipp Plein është dizanjeri gjerman i brandit luksoz me të njëjtin emër. E papritur, por e nevojshme ka qenë pikërisht fushata e tij për te demaskuar personat apo dyqanet që tregtojnë apo blejnë produkte jo origjinale nën emrin e markës së tij.

Kryesisht ai ka “sulmuar” dyqanet online apo personat që i reklamojnë në rrjete sociale si të vërteta, ndërkohë që në fakt janë aksesorë apo rroba false.  Ai ka shpërndarë postime nga e gjithë bota. Pjesë e këtyre postimeve në Instagramin e tij kanë qenë edhe shtetasit shqiptarë.

“Kur vishesh i gjithi falso dhe bën tag markat origjinale në fotot e tua.”- ka shkruar ai sipër fotos së një përdorueseje nga Mitrovica.

Kjo është një mënyrë e mirë  për të “pastruar” imazhin e brandit dhe që njerëzit të ndërgjegjësohen mbi vlerën që kanë këto produkte. /Blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *