Dembele rrezikon të mungojë në El Clasico, pasi i tha gjyqtarit: “Je shumë i keq”

Dembele rrezikon të mungojë në El Clasico, pasi i tha gjyqtarit: “Je shumë i keq”

Ousmane Dembele rrezikon të mungojë për Barcelonën kundër Real Madridit në El Clasicon e këtij muaji, për shkak të kartonit të kuq që e mori në fitoren e katalonasve 4:0 kundër Sevillës të dielën.

Anësori francez u përjashtua me karton të kuq për shkak të reagimit të ashpër ndaj gjyqtarit për përjashtimin nga loja të bashkëlojtarit të tij, Ronald Araujo, transmeton Gazeta Express.

Gjyqtari i ndeshjes ka zbuluar në raportin e tij për ndeshjen se çfarë i kishte thënë Dembele atij për ta merituar të kuqin.

“Je shumë i keq, shumë i keq”, thuhet t’i ketë thënë Dembele gjyqtarit.

Kjo mund t’i kushtojë 22-vjeçarit me pezullim më të gjatë se një ndeshje.

Sezonin e kaluar, Michael Krohn-Dehli i Deportivo La Corunas e kishte bërë të njëjtën gjë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll dhe ishte pezulluar me dy ndeshje.

/Ilirianews/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *