Demi Lovato tregon celulitin dhe strijat në foton e realizuar në det

Demi Lovato tregon celulitin dhe strijat në foton e realizuar në det

Demi Lovato ka larguar ‘frikën’ dhe postoi foto të paedituar.

Demi Lovato ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, të cilën e solli të paedituar, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja 27 vjeçare postoi foto nga pushimet në Bora Bora, në të cilën shfaqi linjat trupore në bikini.

Këtij imazhi ajo ia shtoi një mbishkrim të sinqertë, me të cilin tregon se iu desht të mendohej gjatë për ta postuar këtë foto ku tregon celulitin dhe strijat.

“Kjo është frika ime më e madhe. Një fotografi e imja në bikini. Dhe me mend se çfarë është CELULITI. Unë jam thjesht duke u lodhur, për t’u turpëruar nga trupi im, duke e rregulluar atë (po, fotografitë e tjera të bikinit u rregulluan – dhe urrej që e bëra atë, por është e vërteta) në mënyrë që të tjerët të mendojnë se unë jam ideja e tyre për të duk bukur, por nuk jam vetëm unë. Tani po kthehem në studio. Shpresoj që të inspiroj edhe dikë tjetër për trup”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/ 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *