Dënohet me vdekje gruaja e parë në SHBA pas 67 vitesh

Dënohet me vdekje gruaja e parë në SHBA pas 67 vitesh

Lisa Montgomery është ekzekutuar me një injeksion vdekjeprurës në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.

Ekzekutimi i saj u pezullua të martën për të lejuar një ekzaminim psikiatrik mbi gruan: një pezullim që ngjalli shpresë për ata që kundërshtojnë dënimin me vdekje.

Në dhjetor të vitit 2004, Montgomery vrau 23-vjeçaren Bobbie Jo Stinnett, duke hequr foshnjën nga barku i gruas dhe më pas duke u përpjekur ta kalonte fëmijën si të ishte i saj. Gjykatësit, pas një kalvari të gjatë gjyqësor, vendosën ta dënojnë me vdekje.

Për avokatët e saj, abuzimi i ndryshëm seksual i pësuar gjatë fëmijërisë, i ka shkaktuar “dëmtim të trurit dhe sëmundje të rëndë mendore”.

“Dëshira për gjak e një administrate të dështuar, ishte më se e dukshme”, tha avokati i Montgomeryt, Kelley Henry në një deklaratë.

“Të gjithë ata që morën pjesë në ekzekutimin e Lisa Montgomeryt duhet të turpërohen. Qeveria nuk ndalet në asgjë, e etur për të vrarë këtë grua të trazuar mendërisht”, – tha Henry. “Ekzekutimi i Lisa Montgomery ishte gjithçka, përveç drejtësisë”.

Lisa Montgomery është personi i 11-të i dënuar me vdekje që ka marrë një injeksion vdekjeprurës në burgun e Indianas që nga korriku, kur Presidenti Trump, një mbështetës i zjarrtë i dënimit me vdekje, rifilloi ekzekutimet federale pas 17 vjet pezullimi ‘de facto’.

Në fakt, rasti i saj tronditi Amerikën. Montgomery kishte pasur një jetë të vuajtur: ajo ka qenë e abuzuar nga njerku i saj dhe e kërcënuar nga nëna e saj me armë pas zbulimit të abuzimit. Ka pasur dy martesa të dështuara në moshë të re dhe katër fëmijë. /e.a/noa.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *